Pas katër javësh kampionat në Seria A, Cristiano Ronaldo ka gjetur rrugën e golit, duke shënuar dy herë me Juventusin ndaj Sassuolos.

Në një intervistë pas ndeshjes, Ronaldo është shprehur se ishte shumë i lumtur që shënoi pasi kështu kënaqi pritshmëritë e larta të tifozëve.

Kisha filluar pak të shqetësohesha sepse pritshmëritë për mua ishin të larta dhe me të vërtetë që dëshiroja shumë që të shënoja. Prandaj edhe jam e lumtur. Kam punuar mirë dhe shokët e mi të ekipit po më ndihmojnë që të përshtatem me këtë kampionat.

Cristiano Ronaldo


Lajmi kryesor:

Cristiano Ronaldo thyen 'mallkimin', shënon dopietë dhe i jep fitoren Juventusit (GOLAT)