Ronaldo te Juventus? Tronditet bursa/ Drejtori i bardhezinjve bën tifozët të ëndërrojnë
Lajmi i bujshëm i transferimit të Cristiano Ronaldos ka patur ndikim dhe në bursë, drejtori i Juventusit bën tifozët të ëndërrojnë
Cristiano Ronaldo
Flitet se mes Real Madridit dhe Juventusit kanë filluar kontaktet e para për transferimin e Cristiano Ronaldos. Marrëveshja është shumë e vështirë të realizohet, por Bepe Marota, i cili është administratori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, ka lënë tifozët të ëndërrojnë që nga momenti që është përhapur si lajm në media.
I pyetur rreth futbollistit portugez, drejtuesi i Juventusit është përgjigjur vetëm me një fjalë dhe është larguar me shpejtësi. “A mund të ëndërrojnë tifozët e Juventusit Ronaldon? Nuk flas…’- shprehet ai.
Në një moment kaq delikat, ai ka preferuar që të mos prononcohet duke pritur si do të vijojnë gjërat pasi Ronaldo është në pritje të ofertave nga klube të tjera.
Ardhja e kapitenit të Portugalisë do të ketë një impakt edhe jashtë fushe për klubin e Agnelli. Duke iu bazuar asaj që raporton “Futboll dhe Financë”, Cristiano e ka mbyllur vitin 2017-2018 me 108 milionë fitime, prej të cilave 47 milionë falë sponsorizimeve: 30 milionë vetëm nga Nike me të cilin ka një kontratë të përjetshme, të cilëve u shtohen edhe milionat e fituar përmes Herbalife, Armani, Samsung, Mtg, American Tourister dhe bizneseve të tjera. Lajmi i bujshëm për transfemin e mundshëm të Cristiano Ronaldos te Juventus ka patur pasoja edhe në bursë.
Titulli i Juves e ka mbyllur ditën e djeshme me një rritje +3,2%, vlera më e lartë e arritur në katër muajt e fundit, madje në orët e para të lajmit për transferimin e mundshëm, vlera ishte rritur edhe më shumë, duke arritur kuotën +5,89%.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Juventusi i falet Yildizit, Roma fiton në udhëtim! Një shqiptar protagonist te Como, Bologna mbetet në Champions
29 Mars, 17:10
-
GOLAT/ Real Madrid përmbys 3-2 Leganesin! Kumbulla ndal Atl. Madridin, Sociedadi fiton kundër Valladolid dhe sheh nga Evropa
29 Mars, 16:19
-
UEFA tremb Real Madridin, nis hetimet për katër futbollistë
28 Mars, 15:11
-
Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid
27 Mars, 16:13
-
Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin
27 Mars, 15:32
-
Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm
27 Mars, 14:16
-
Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen
27 Mars, 13:34
-
Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje
27 Mars, 12:46
-
Plani për shpëtimin e Juventusit, 'Zonja' e ka gati pasuesin e Igor Tudor
25 Mars, 16:00
-
Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit
23 Mars, 20:14
-
Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin
20 Mars, 15:59
-
Si spiunët e Putinit përdorën videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë?
19 Mars, 17:52