TIRANË - Cristiano Ronaldo te PSG-ja? Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka folur rreth mundësisë që Cristiano Ronaldo të transferohet te PSG-ja.
Agjenti i lojtarit më të mirë në botë për vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, ka theksuar se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi lojtari dëshiron që me Realin te mbylli karrierën, të paktën për Evropë.
"Është e pamundur. Ai do ta mbylli karrierën tek Real Madridi dhe ndoshta më vonë mund të shkojë në Shtete të Bashkuara", ka thënë Mendes, sipas gazetes El Mundo Deportivo. /ATSH/












