Ronaldo zbulon frikën e tij më të madhe

Ronaldo zbulon frikën e tij më të madhe
Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka zbuluar se frika e tij më e madhe është të vdesë i ri. Lojtari i kombëtares së Portugalisë është babai i një djali 5-vjeçar dhe ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme për të se sa familja dhe miqtë. Për rrjedhojë, ai dëshiron të jetojë një jetë të gjatë i rrethuar nga njerëzit më të afërt, por pa harruar edhe futbollin.

“Frika ime më e madhe është të vdes i ri”, ka thënë dy herë fituesi i Topit të Artë. “Nuk dua të vdes i ri. Dua të ndahem nga kjo jetë kur të jem një burrë i moshuar, 80 ose 90 vjeç. Përpiqem të bëj gjëra normale me familjen time, me djalin tim. Përpiqem të jem sa më normal. Kohën e lirë më pëlqen ta kaloj duke luajtur me djalin tim”.

“Njerëzit rreth meje, më mbështesin gjithmonë. Janë një burim  energjie pozitive dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Unë përpiqem të shijoj momentin. Më pëlqen të luaj futboll dhe dua ta shijoj sa më shumë që të jetë e mundshme”, ka shtuar ylli portugez.

Ronaldo njihet për faktin se ndjek një regjim të hekurt për sa i takon përgatitjes fizike që e ka transformuar atë nga një sulmues krahu të dobët në një sulmues shumë të fuqishëm fizikisht.“Qëllimi im është që të provoj gjithmonë të jem më i miri, çdo vit dhe të stërvitem shumë për të nxjerrë maksimumin nga vetja”, ka thënë ai.

“Gjithmonë jam përpjekur ta bëjë këtë dhe në 10 vitet e fundit besoj se ka funksionuar shumë mirë për mua, kështu që do të vazhdoj ta ndjek këtë regjim”. Ronaldo, i cili ka fituar dy herë Topin e Artë, ka realizuar 61 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, që ka qenë edhe një rekord personal për portugezin.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA