Ronela Hajati tregon situatën kur përfundoi në burg për shkak të klipit

Ronela Hajati tregon situatën kur përfundoi në burg për shkak të klipit

Ronela Hajati

Ronela Hajati ka  përfunduar në polici gjatë xhirimeve të  klipit të këngës “A don si kjo”.

Veshjet e performuesve të këngës i ngjanin personave që rrinin në formacionet e ISIS-It dhe kjo shkaktoi panik në atë kohë.

Ngjarjen e solli në vëmendje në emisionin "Soirée", duke e treguar më me detaje atë situatë që e bëri të përfundojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin: ‘Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’. Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

Foto nga klipi "A don si kjo"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja