Rooney: Forca fizike dhe mendore na jep përparësi ndaj City

Rooney: Forca fizike dhe mendore na jep përparësi ndaj City
Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Uejn Runi beson se “Djajtë e Kuq” kanë përparësi mentale dhe fizike në krahasim me rivalët në garën për titull kampioni në Premier League

Mancester Junajted aktualisht distancohet me dy pikë ndaj rivalit të qytetit, Sitit. Mirëpo, Runi mendon se skuadrën e tij në luftën për titull do ta ndihmojë forca më e madhe mentale dhe fizike.

“Kur kam qenë fëmijë, porsa ekipi kundërshtar kalonte në epërsi, menjëherë i çoja duart lart dhe shkaktoja panik. Tani jam më i pjekur dhe kam përvojë. Jam i vetëdijshëm se duhet luajtur deri në fund, në rast se dëshironi të keni sukses”, ka theksuar Runi për “Inside United”.

“Po punojmë maksimalisht në stërvitje për të rritur forcën metale dhe fizike. Shpresoj se kjo në fund do të na shpaguhet me mbrojtjen e titullit”, ka shtuar Runi, i cili në sfidën e fundjavës së kaluar kundër Noruiçit mungoi për shkak të lëndimit.

/rb/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës