Piloti gjerman i Mercedes u nis nga vendi i parë duke e mbajtur me meritë të plotë deri në xhiron e fundit. Në vendin e dytë renditet Valtteri Bottas me Williams.
Ndërsa mrekullinë në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1 e bëri britaniku, Hamilton, i cili u ngjitet në podiumin e më të mirëve duke u renditur në vendin e tretë.
Luis Hamilton u nis nga vendi i 16 pas problemeve që pati në provat e lira të shtunën, por kjo nuk e pengoi për të qenë spektakolar dhe i guximshëm si gjithmonë për të marrë maksimumin.
Problemet vazhdojnë që të shoqërojnë kampionin aktual, Vettel pasi nuk shkoi më shumë se vendi i 4. Spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso e mbylli në vendin e 5.
d.b/shqiptarja.com