Rosberg fitues i Çmimit të
Madh të Italisë. Vettel në podium

Rosberg fitues i Çmimit të<br />Madh të Italisë. Vettel në podium
Piloti i Formulës 1, Nico Rosberg i cili garon për Mercedesin ka fituar Çmimin e Madh të Italisë.
 
Gjermani në garën e sotme shfrytëzoi startin e dobët të kolegut të tij nga Mercedes, britanikut Lewis Hamilton.
 
Garën e sotme në pozitën e tretë e përfundoi piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa jashtë podiumit mbeti finlandezi Kimi Raikkonen i cili garën e përfundoi në vendin e katërt.
 
Fitorja e sotme e Rosbergut ishte e dyta radhazi (1:17:28.089) në këtë sezon pasi një javë më parë triumfoi në Belgjikë.
 
Fitorja e tij e sotme ishte e 21-ta në karrierën e tij.
 
 
Renditja e Botërorit për pilotë:
250 L. Hemilton
248 N. Rosberg
161 D. Riçiardo
143 S. Fetel
136 K. Raikonen
121 M. Verstapen
70 V. Botas
62 S. Perez
46 N. Hulkenberg
41 F. Masa


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron