Rosela Gjylbegu: Shqipëria, vend i
vështirë për artistët e vërtetë!

Rosela Gjylbegu: Shqipëria, vend i<br />vështirë për artistët e vërtetë!
TIRANE - Rosela Gjylbegu është një nga këngëtaret e afirmuara të skenës sonë. Vajza e re këto kohë i është përkushtuar më shumë punës së saj në administratë, e duket sikur e ka lënë pak më në hije muzikën. Por shumë shpejt Rosela pohon se do të jetë pranë adhuruesve të saj ndoshta me dy klipe të reja. Gjithashtu në këtë intervistë ajo tregon jo vetëm për muzikën dhe punën e saj, por edhe për problemet e shumta e të qenit artistë në Shqipëri, dashurinë dhe  për planet e  saj në të ardhmen. Ndryshe, e frekët dhe me energji të reja. Kështu vjen Rosela Gjybegu këtë verë.

Rosela si ka qenë kjo verë për ty?
Ka qenë një verë shumë dinamike si gjithmonë me punë dhe aktivitete. Më shumë punë.

Duket se ke bërë një pauzë nga muzika sivjet, përse nuk ke sjellë asnjë këngë të re apo klip?
Ndoshta pak po, por do rikthem shumë shpejt. Po punoj për projekte të reja, por për shkak të impenjimeve nuk kam arritur t’i përkushtohem.  



Po mendon të vish me diçka të re?
Po punoj për një këngë të re ndoshta dy, por të shpresoj të arrij t’i realizojë në kohë. Kuptohet që jo çdo gjë varet nga unë.

Si i sheh sot koleget e tua?
Se di…Nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetje të them të drejtën. S’më pëlqen të gjykoj askënd, por kam shumë rezerva  për çka po dëgjoj e shoh këto kohët e fundit!

Sa e “rehatshme”është në Shqipëri të bësh këngëtaren?
Hahaha…hmmm se e di nëse  fjala e rehatshme është fjala e duhur, por di t’ju them që për të qenë vërtetë dikushi e për të pasur një personalitet të fortë e të vlerësuar artisitik s’është aspak e lehtë e sidomos në Shqipëri. Por unë përpiqem të punoj e të bashkëpunoj me më të mirët për të bërë maksimumin dhe për të sjellë diçka me vlerë e që të mbetet gjatë në kohë.

Cilat janë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet që e bëjnë këtë profesion të vështirë të themi?
S’ka rregulla. Nuk respektohet e drejta autorit, e drejta e artistit. Nuk dimë të dallojmë artistët e vërtetë nga ato pseudo. Çdo kush ka marrë guximin të dalë në Tv, të bëjë një klip e ta quajë veten artistë, por kjo është diçka që do dojë kohë për tu sistemuar dhe do mbi të gjitha zërin e të gjithëve ne që punojmë fortë e që duam që të drejtat tona të respektohen. Të fillojnë të funksionojnë shtëpitë diskografike, menaxheret etj…

Sa të ka ndryshuar puna në administratë?
Është një eksperiencë shumë e mirë. Sigurisht që më ka rritur profesionalisht.

Cilat janë gjërat që ke mësuar apo që të kanë dhënë një dimension tjetër si person gjatë kësaj kohe?
Kam mësuar gjëra pafund. Falë punës,  kam punuar e jam takuar me njerëz e personalitete të larta, që ndoshta s’do kisha menduar se do mund t’i takoja ndonjëherë. Më ka formuar edhe më tepër…E quaj veten me fat, sepse kam përfituar shumë gjëra të mira .

Duke qenë se je afër politikës të themi, çfarë do doje të bëhej ndryshe nga politikanët tanë?
S’do më pëlqente të flas për politikën. Unë jam pjesë e stafit administrativë, por kjo s’më lidh me patjetër me politikën. Ajo që mund të them është që do doja të shihja politikanët më të thjeshtë, më të afërt me popullin, më të ndjeshëm ndaj problematikave të ndryshme. E di që kjo është diçka që kërkon shumë kohë por…me vullnet të mirë, them se arrihet.

Rosela ka ambicje në të ardhmen për t'u bërë pjesë e politikës?
“Kurrë mos thuaj kurrë” thotë një shprehje, por unë s’e shoh veten në këtë fushë. Të paktën për momentin jo, por asnjëherë s’i dihet.



Sa rëndësi kanë lekët në jetën tënde?
Sigurisht që kanë rëndësi, si për të gjithë .

Jeta private e Roselës si ecën?
Shumë mirë.

A ka një dashuri të madhe në jetën tënde?
Ka…por për mua është diçka shumë e shenjtë, për të cilën unë preferoj të rezervohem. E di që e kam mirëkuptimin e njerëzve.

Kur e sheh moshën ideale për tu martuar ose krijuar familjen?
S’ka moshë ideale. Asgjë nuk është ideale. Çdo gjë është relative në jetë. Do të jetë atëherë kur  unë do ta ndjej që është  momenti i duhur .

Si i sheh raportet mes meshkujve dhe femrave sot?
Shumë të vështira, problematike e tepër të komplikuar e gati-gati edhe të lodhshme …

Je romantike?
Shumë romantike.

Jeta ideale jote si do ishte?
Ah siç e thashë, asgjë nuk është ideale absolute, por të paktën ëndërrojmë e kjo na e bën jetën më të bukur. Gjithsesi për mua më e rëndësishmja në jetë është të kesh shëndetin e të jesh e rrethuar nga njerëzit që ti do e që të dojnë më fortë dhe çdo gjë tjetër më pas bëhet.
 
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma