Roseola te fëmijët
trajtimi në kushte shtëpiake

Roseola te fëmijët<br />trajtimi në kushte shtëpiake
Roseola ( e quajtur ndryshe edhe Roseola Infantum) është një infeksion viral. Është mjaft e shpeshtë sidomos në fëmijët e moshës 6 mujore deri 12 vjeç. Përbën një infeksion të lehtë që nuk shoqërohet me probleme të mëvonshme.
Çfarë është roseola?
Roseola njihet gjithashtu edhe si Roseola infantum, ethja ekzantematoze apo skuqja tre-ditore. Sëmundja është e shpeshtë në fëmijët e moshës 6 muajshe deri në një vjeçare. Shkaktohet nga Virusi i herpesit Human (HHV-6). Koha e inkubimit ( koha nga infektimi në shfaqjen e simptomave) është rreth 10-15 ditë. Gjatë sëmundjes, fëmija përbën një burim infeksioni bile ndoshta edhe më përpara se të fillojë temperatura e lartë.
Cilat janë simptomat e roseolës?
§ Simptoma e parë është temperatura e cila rritet papritur. Fëmija është i nxehtë, i irrituar dhe në një gjendje jo të mirë.Temperaturë mund të shkojë edhe 400C. Ajo zgjat 3-4 ditë dhe më pas ulet shpejt në temperaturën normale.
§ Pasi temperatura fillon të ulet,shfaqet një skuqje e lëkurës së fëmijës që karakterizohet nga disa njolla të vogla rozë.Fillimisht shfaqen në trup dhe më pas shpërndahen në krahë dhe këmbë. Nuk ndodh shpesh që këto njolla të zhvillohen në fytyrë. Kjo skuqje mund të zgjasë për 12-14 orë.
§ Shpesh fëmijët nuk hanë për shkak të dhimbjes së grykëve
§ Disa gjendra në qafë mund të zmadhohen
Roseola zakonisht diagnostikohet kur fëmija fillon të përmirësohet. Në fillim temperatura e lartë pa ndonjë shkak të dukshëm mund të shqetësojë prindërit dhe mjekët.Nëse kemi një rënie të shpejtë të temperaturës që shoqërohet në të njëtjtën kohë më këtë skuqje tipike atëhere diagnoza mund të konfirmohet.
Cili është trajtimi i roseolës?
Nuk ka asnjë medikament që mund të vrasë virusin. Strategjia e trajtimit konsiston në trajtimin e simptomave të fëmijës derisa sëmundja të largohet.
Mund t’i jepni paracetamol ose ibuprofen.Këto medikamente ulin temperaturën
Kujtesë:
Këto medikamente nuk trajtojnë shkakun e temperaturës.Nëse fëmija juaj ndjehet mirë dhe jo i irrituar nga temperatura mund të mos i përdorni fare. Mos harroni që ata nuk mund të jepen të dy në të njëjtën kohë.Gjithsesi, në raste të vështira ku temperatura nuk arrin të komandohet nga njëri prej tyre, mjeku mund të alternojë përdorimin e tyre.
Mos e përdorni ibuprofenin nëse fëmija ka alergji të njohur nga një episod i mëparshëm prej tij apo ndonjë antiinflamatori josteroid tjetër. Gjithashtu, nëse fëmija ka në historinë e tij mjekësore një episod astme të nxitur nga përdorimi i këtyre medikamenteve.
Hiqini fëmijës rrobat e tepërta nëse ai ndodhet në një dhomë me temperaturë normale. Është e gabuar ta vishni trashë një fëmijë i cili ka ethe. Qëllimi është të parandaloni mbingrohjen apo të dridhurat.
Jepini të pijë shumë lëngje. Kjo ndihmon të parandalohet dehidrimi. Pasi dhënies së paracetamolit, kur temperatura ka rënë, fëmijët janë më të prirur të pijnë lëngje. Për foshnjet, qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë.
Dikur fëmijëve me temperturë të lartëi bëheshin banja me ujë të ftohet. Sot kjo teknikë nuk këshillohet nga mjekët.Nën veprimin e ujit të ftohtë, enët e gjakut nënlëkurë ngushtohen shumë. Kjo pengohen humbjen e nxehtësisë e cila mbetet e ‘’mbërthyer’’ në shtresat e thella të trupit. Fëmija mund të përkeqësohet. Sigurohuni që ajri në dhomë të qarkullojë vazhdimisht duke hapur për një kohë të shkurtër dritaret.
Shikoni për shenja të dehidrimit!
Çdolloj temperature e lartë e shkaktuar nga ndonje sëmundje mund të kontribojë në shfaqjen e dehidrimit.(Uljen e sasisë së lëngjeve në trup). Ethet mund të shkaktojnë djersitje si dhe në të njëjtën kohë një gjendje të përgjithshme irrituese tek fëmijët duke bërë që ata të mos konsumojnë shumë ujë. Dehidrimi ndodh më shpejt në rastet kur një fëmijë ka të vjella apo diarre. Inkurajoni fëmijën të pijë sa më shumë lëngje nëse ai ka ethe. Shenjat e dehidrimit përfshijnë: gojë e thatë, sy të zhytyr pa lotë, gjendje përgjumjeje që progredon gjithmonë e më keq.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza