Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi goditini dje një punonjës së OSHEE-së.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku një punonjës i OSHEE kishte shkuar në banesën e 47-vjeçarit S. Ç., për të prerë energjinë elektrike pasi mësohet se ky i fundit nuk ishte i rregullt me pagesat. Por, S.Ç. ka kundërshtuar punonjësin e OSHEE-së, 62-vjeçarin S. B. dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com