Një shtetas 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë dy persona në Roskovec. Bushi Hatillari, 31-vjeç, banues në Roskovec, u arrestua pasi në vendin e quajtur ““Kryqëzimi i Kurjanit” kërcënoi dy të rinj me inicialet J.T., 27 vjeç dhe D.H., 35 vjeç, banues në Vadhishtë.
Të riut iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, tip Zastava dhe 6 fishekë.
Njoftimi i plotë:
Kanos me armë zjarri 2 shtetas, arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë "ZASTAVA" së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" të parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.
Fshatar baj gë!
Përgjigju