Gjiganti rus i naftës "Rosneft" dhe një i afërm i presidentit Vladimir Putin kontestojnë para drejtësisë disa nga sanksionet e dekretuara nga Bashkimi Evropian, njoftoi sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë në faqen e saj të internetit.

Këto padi u deponuan javën e kaluar më 9 dhe 10 tetor, theksohet në këtë faqe.

Biznesmeni rus, Arkady Rotenberg, i paraqitur si një mik i vjetër i Valdimir Putinit si dhe ka qenë ish-partneri i tij në xhudo, u pasurua kryesisht pasi Putini erdhi në pushtet, mund të lexohet në listën e personave të prekur nga sanksionet e BE-së.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një seri sanksionesh kundër kompanive dhe përgjegjësve të lartë separatistë dhe rusë për rolin e tyre në krizën ukrainase, ku e fundit daton në fillim të shtatorit.

ATSH