Rovena Stefa rikthehet 'fuqishëm'
me një klip me skena të nxehta

Rovena Stefa rikthehet 'fuqishëm'<br />me një klip me skena të nxehta
Këngëtarja fierake Rovena Stefa, është rikthyer përsëri në tregun muzikor në një formë mjaft provokuese, pas një pushimi relativisht të gjatë. Bukuroshja brune ka publikuar për fansat videon e bashkëpunimit të saj me Toni-n, të titulluar “Vet' me the te dua”.

Stefa e kishte paralajmëruar këtë rikthim në llogarinë e saj në Instagram dhe Facebook për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e saj dhe pritej që videoja të kishte skena të nxehta, ku këngëtarja seksi shfaqej në formë të shkëlqyer, me veshje dhe veprime mjaft provokuese.

Këngëtarja e cila momentalisht jeton në Prishtinë, duket se ka reflektuar bindshëm gjatë periudhës së pushimit dhe ka zbuluar ‘formulën e suksesit’, duke e hapur dekoltenë pak më shumë apo duke veshur të brendshme minimaliste.

Në vetëm dy ditë Rovena ka marrë mbi 150,000 klikime dhe për këtë ka falënderuar edhe fansat e saj në rrjete sociale. Sidoqoftë ajo që bie në sy nëse hapim klipin e saj më të ri në YouTube, është numri i madh i personave që ‘nuk e kanë pëlqyer’ videon në raport me numrin e atyre që ‘e kanë pëlqyer’.

Mesa duket këngëtares nuk i ka pëlqyer shumë ky fakt, pasi ka manipuluar një foto të publikuar duke vendosur 'fytyra' të animuara për t'i fshehur shifrat.

Ende nuk dihet nëse audienca nuk ka pëlqyer këngën apo performancën ‘ekstravagante’ të këngëtares, e cila gjatë një konflikti me një media kosovare, e ka krahasuar me performancën e yjeve botërore si JLo, Beyonce, apo Kim Kardashian.
10/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'