SHBA-Ed Royce, një përfaqësues i republikanëve në Kongres, ka deklaruar se rezulatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë mund të kenë një ndikim shumë të madh në të ardhmen e Bashkimit Evropian.
 
“Nëse politikanët e mbështetur nga Kremlini marrin pushtetin në Francë, kjo potencialisht do të shënonte fundin e Bashkimit Evropian”, është shprehur Royce.
 
Deklarata e Royce vjen pak kohë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Francë gjatë muajit prill.
 
Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Mark Ayrault, ka deklaruar se Rusia është duke sulmuar fushatën elektorale të kandidatit pro-evropian, Emmanuel Marcon, me qëllimim që të ndikojë në opinionin publik në Francë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com