Roza Lati: Ç'ka mbetur mes meje
dhe Stines 7 vjet pas ndarjes
Dyshja ka qenë shumë e dashuruar vite më parë...po tani?!
Është e njohur për stili e saj pin-up, por edhe për natyrën çapkëne. Roza Lati, një ndër konkurrentet më të përfolura të edicionit të dytë të “Dance with me”, është vënë në qendër të mediave qysh në javën e parë. Jo aq për pjesëmarrjen në garë, dëshirën dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar denjësisht se sa për partnerin, me të cilin disa vite më parë ka pasur një histori dashurie.
Në një intervistë të kësaj jave për gazetën “Paloma”, Roza tregon me hollësi mënyrën si u bë pjesë e këtij show dhe që nuk e pati fare problem jo vetëm që në garë ishte edhe ish i dashuri i saj, por as kur mori vesh që ai do të ishte partneri i saj në skenë, përkundrazi, e konsideroi veten me fat: “Nesti është një kërcimtar shumë i mirë në radhë të parë, pastaj i hyri muzikës. Kur mora vesh më pas që ai do të ishte partneri im në skenë, mendova: Çfarë fati! Paskam partnerin më të mirë të “Dance with me”.
Edhe pse ata të dy janë ndarë para 7-vjetësh, vijojnë të kenë kontakte me njëri-tjetrin, ruajnë respektin dhe miqësinë ndër vite. Sa për ndjenjën, “ajo ka vdekur me kohën”,- thotë Roza. Ata të dy tashmë kanë krijuar lidhje të reja në jetët e tyre dhe për këtë, ndihen të lumtur. Partnerja e Nestit, e cila gjendet shpesh për të mbështetur të dashurin e saj edhe gjatë provave, “ka pasur një sjellje shumë fisnike”, – thotë Roza, ndërsa i dashuri i saj, është njëri më diskret dhe ajo nuk do që ai të përfshihet në profesionin e saj.
Megjithatë, natyrisht, ai e dha mendimin e tij për natën e parë të performancës së çiftit: “Partneri im është fans i Nestit, i dëgjon këngët e tij dhe i pëlqen shumë ato. Për performancën tonë të parë, ai tha që Nesti ishte super.
Jemi evropianë motra, të lutem shumë tani”, ka thënë Roza duke i shuar një herë e mirë aludimet që dy ish-partnerët mund të kenë filluar sërish interesin ndaj njëri-tjetrit.
Revista ClassRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
132/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27.7%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51
-
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
9 Tetor, 07:49
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor, 07:45
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
9 Tetor, 07:40
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rriskuara
9 Tetor, 07:10
-
Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të papritura, horoskopi për sot
9 Tetor, 07:10
-
PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë
8 Tetor, 22:56
-
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49