Rozana flet plot trishtim e dhimbje
vargje që do u prekin të gjithëve...

Rozana flet plot trishtim e dhimbje<br />vargje që do u prekin të gjithëve...
Rozana Radi si në muzikë dhe në jetë njihet për karakterin e saj sa të fortë aq edhe të ndjeshëm.
 
Ndërsa shpesh është bërë pjesë e debateve dhe zënkave, po në aq raste është lakuar për këngët dhe vargjet e ndjeshme që shkruan.
 
Pas gjithë atyre që këngëtarja ka arritur, fshihet një jetë e trishtuar familjare. Prej disa vitesh ajo vuan humbjen e prindërve ndërsa jeta vetëm pak kohë më parë i mori edhe xhaxhin, kantautorin Françesk Radi.
 
Trishtimin për mungesën e madhe të prindërve Rozana s’mund ta shprehë më mirë se me vargje. 
 
“Trishtim e kam shumë të shenjtë
Trishtimi rrugën vetë ma di
Trishtimi sa herë më rrëmben
në rrugë në punë dhe në shtëpi.
Eh, sa trishtimet i kalova
Sa do kaloj as vetë se di
Trishtimet kurrë si numërova
ashtu siç nuk i numëroje ti.
(Vetëm për ata të dy Babi dhe Mami)”
, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal