Rozana Radi: Kjo është arsyeja
pse nuk isha në dasmën e Fiorit 

Rozana Radi: Kjo është arsyeja<br />pse nuk isha në dasmën e Fiorit 
Këngëtarja e njohur Rozana Radi dhe moderatorja Fiori Dardha janë mike te ngushta prej kohësh. Ato drejtojnë së bashku edhe një emision investigativ.

Por së fundmi nëpër media është shkruar se dyshja e njohur mund të kenë pasur një prishje të marrëdhënies së tyre shoqërore për shkak të mospjesëmarrjes së Rozit në dasmën e Fiorit.

Por Rozana në emisionin ‘’Hangover’’, të Roza Latit është shprehur se për shkak të një angazhimi nuk ka mundur të ishte në dasmën e mikeshës dhe koleges së saj.
 
“Unë kisha një koncert, që e kisha prenotuar prej kohësh në Sarandë, ndaj nuk munda të isha në dasmën e Fiorit. Por unë si Fiorin ashtu edhe bashkëshortin e saj i njoh prej kohësh, dhe jemi miq shumë të mirë, ndaj unë e di që kam patur mirëkuptimin e Fiorit”,-është shprehur Rozi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas