Rrëfehet Ledioni, marrëdhënia ime
me Vjollca Hoxhën dhe...pasuria

Rrëfehet Ledioni, marrëdhënia ime<br />me Vjollca Hoxhën dhe...pasuria
Ledion Liço ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, e s’ka si të ndodhë ndryshe kur është zyrtarisht pjesë e njërës prej familjeve më të përfolura shqiptare. Moderatori i Top Channel është prej më shumë se një viti në një lidhje me Sara Hoxhën, aksionere në Top Channel, ndërsa vetëm së fundmi kanë zyrtarizuar lidhjen në fejesë.

Në një intervistë për ‘Story’ 29-vjeçari ka folur mes të tjerash për marrëdhënien e tij me Vjollca Hoxhën, vjehrra e njëkohësisht eprorja e tij dhe për ‘zerot që ka në llogarinë e tij bankare’.

“Komunikimi me Vjollca Hoxhën, profesional dhe familjar, i ndajmë shumë mirë gjërat. Jam shumë i lumtur dhe jam i mirëpritur në familje dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, është shprehur Ledioni për të.

“Pasuria ime? Kam një makinë timen, pas 5 vitesh kredi. Jetoj me qera prej tre vitesh, port ë paktën jetoj vetëm, gjë që më ka rritur dhe ndryshuar shumë, them se për mirë. Bëj pushimë një ose dy herë në vit. Nuk kam asnjë para të kursyer në bankë. Çdo para që kam fituar deri më tani e kam shpenzuar për të bërë qejf, gjë që mbase duhet të ndryshojë, sepse asnjëherë nuk i dihet.”
ledion lico
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën