Rrëfehet Luana Vjollca për
"romancën" e Getit me Marinën 

Rrëfehet Luana Vjollca për<br />"romancën" e Getit me Marinën 
Nga mamaja e saj deri tek përshtypjet e Marinës mbi këngën me Ghetto Geasy, Luana Vjollca u rrëfye. Disa gjëra mbetën ende të pathëna ama. Luana tregoi për se në fillimet e saj ka studiuar kanto bashkë me Marinën, por kjo e fundit nuk dëshironte të vazhdonte dhe kështu të dy motrat bukuroshe e braktisën këtë rrugë.

Këngëtarja 24 vjeçare shton se pasioni për këngën u është ushqyer nga mamaja e saj, e cila dhe vetë ishte shumë e talentuar, aq sa publiku e ka kthyer 5 herë në skenë për ta dëgjuar sërish duke kënduar. Ajo ka kënduar edhe në Berat me artistin e mirënjohur Kozma Dushi.

Më pas u martua dhe u detyrua që ta braktiste dashurinë për këngën, por dëshira e saj ishte që njëra nga dy vajzat të vazhdonte në këto hapa.Luana deklaroi se jeta e saj private për të është e shenjtë dhe dëshiron ta ruajë të tillë, duke mos pranuar të flasë për të. Në këtë drejtim bukuroshja bjonde shtoi se ata që kanë komente negative për të, në fakt nuk kanë një jetë të bukur për vete.

Ajo u ndal gjithashtu në një detaj të këngës së saj të re, që i bëri të gjitha fansat të spekulojnë dhe të mos u vënë fre imagjinatës. Në frazën e famshme të Ghetto Geasy (jam marinari i vetëm i krejt Marinës) Luana saktësoi për MAD se nuk bëhej fjalë për motrën e saj Marina, por për marinën detare. Duke qëndruar në këtë temë, atë të motrës së saj dhe reperit kosovar, ajo tregoi që Marina e ka mbështetur gjithmonë në gjithçka ka bërë dhe kështu ka vepruar edhe për bashkëpunimin me Getoarin. Kur u vu në krahasim me prezantuesen e njohur, Luana në fund deklaroi që Marina është më e bukur se ajo.

luana vjollca

Marrë nga JAVA NEWS

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë