Rrëfehet mesfushori Mesut Özil: Refuzova Interin për Realin

Rrëfehet mesfushori Mesut Özil: Refuzova Interin për Realin
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Özil, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me të kaluarën e tij në futboll. Futbollisti me origjinë turke ka rrëfyer se ka pasur shansin t’i bashkohet Interit pas Kupës së botës në 2010, por kishte zgjedhur të transferohet në stadiumin "Santiago Bernabeu".

“Është e vërtetë se në vitin 2010 kisha oferta nga disa superklube evropiane. Këtu përfshihet Interi. Por vendimi për të shkuar te Reali ishte absolutisht më i i godituri. Mendoj se Real është klubi më i mirë në botë dhe do të doja t’i jap fund karrierës këtu” tha Özil.

“Jam vetëm 23-vjeç, dhe nuk do ta arrij kulmin tim edhe për shumë kohë. Do të bëhem vetëm më i mirë duke ndenjur me blancos. Jam i përqendruar plotësisht te Madrid dhe te skuadra kombëtare, pasi ne mund të bëjmë histori këtë vit”.

“Ne mund ta fitojmë La Ligën edhe Ligën e Kampionëve, dhe gjatë verës edhe Kampionatin Evropian me Gjermaninë”, ka thënë Özil, në një intervistë për mediat gjermane.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël