Rrëfehet xhihadisti nga Kosova:Më
udhëhoqi në ISIS imami i xhamisë

Rrëfehet xhihadisti nga Kosova:Më<br />udhëhoqi në ISIS imami i xhamisë
Një nga shumë shqiptarët e Kosovës të cilët kanë shkuar në Siri dhe po luftojnë krah xhihadistëve atje, është rrëfyer për mediat kosoare për mënyrën sesi ai iku drejt Sirisë dhe kush e ndihmoi.

I riu mësohet se ka deklaruar se, imami i xhamisë në Busavata të Kamenicës ka qenë ai që i ka përgatiru të gjitha gjërat që ai të ikte. Përveç kësaj, ai thotë se imami është duke u përgatitur për të rekrutuar të tjerë të rinj në Kosovë.

“Ai m’i ka rregulluar të gjitha punët. Ai më tha se përse duhej të jetoja në Kosovë” ka deklaruar i riu.

Sipas informacioneve, imami i xhamisë është i njohur për mbështetjen e tij ndaj Isis dhe këtë e ka shfaqur edhe në ligjëratat që ai mban nëpër xhami.

Të njëjtat burime sqarojnë se imami i xhamisë aktualisht ndodhet në Siri dhe po mundohet që të rekrutojë të tjerë shqiptarë të Kosovës për luftën në Siri.

Linku për Videon/Intervista me xhihadistin


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit