Rrëfen krimin pas 33 vitesh: 
Ja si e vrava 6 vjecarin

Rrëfen krimin pas 33 vitesh: <br />Ja si e vrava 6 vjecarin
New York- "E josha duke i ofruar karamele dhe më pas e vrava duke e therur me thikë. Trupin e tij e futa në disa thasë të zinjë,plastikë, nga ato të mbeturinave". Me këtë rrëfim rrënqethës përmbyllet pas plot 33 vitesh çështja tragjike e vogëlushit Etan Patz i cili u zhduk në mënyrë të mistershme më 25 maj të vitit 1979. Ai ishte vetëm 6 vjec dhe atë mëngjes po priste si zakonisht në stacion autobuzin për në shkollë.
FBI një muaj më parë rihapi çështjen pasi kishte dyshime të forta për një burrë që mund të kishte vrarë të voglin Etan. Të mërkurën në mbrëmje agjentët e policisë së New Jorkut Pedro Hernandez.Pasi u morrë në pyetje,ai rrëfey krimin e tmerrshëm. Hernandez jetonte dhe punonte në të njëjtën lagje (Loëer te Manhattanit) kur Etan u zhduk. Mediat amerikane ndërkaq duken skeptike ndaj kësaj historie. Prestigjozja New York Times shkruan se kjo histori mbetet për tu verifikuar. Zhdukja e 6 vjecarit Etan kishte prekur gjithë Amerikën, aq sa ai u cilësuar si i më i famshmi “Femije i zhdukur” ne historine e New York-ut.


(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)