Rrëfimi i gazetarit Xhaja: Kështu
na shpëtuan banorët nga trafikantët

Rrëfimi i gazetarit Xhaja: Kështu<br />na shpëtuan banorët nga trafikantët
TIRANE - “Do ju vrasim…, çfarë doni këtu që keni ardhur. E dini se kush drejton këtu apo jo…? A e dini ku jeni…?”. Këto janë britmat kërcënuese që nxirrnin nga goja njëherësh mes breshërive të kallashnikovëve, tre persona të armatosur dhe të maskuar që kanosnin me jetë mua gazetarin Gerti Xhaja, operatorin Renis Kelaj, shoferin Hair Ismailonji dhe përgjegjësin e IT Kreshnik Marku. Grupi i xhirimit të televizionit “A1Report” mesditën e të hënës guxoi duke hyrë i pari në fshatin Lazarat dhe filloi të transmetojë duke njoftuar publikun i pari rreth situatës së rënduar në fshatin Lazarat.

Teksa kam dhënë njoftimet e para së bashku me grupin e xhirimit të televizionit jemi sulmuar me armë zjari fillimisht me dy persona dhe më pas edhe nga një tjetër, duke na rrezikuar seriozisht jetën. Nga të shtënat është dëmtuar shoferi Hair Ismailonji, i cili ka marrë plagë në fytyrë nga ciflat e xhamit, që u thye si pasojë e breshërive të plumbave. Grupi i xhirimit është mbajtur peng për rreth 15 minuta, duke u kanosur me jetë në krye të detyrës, për informimin e publikut. Ndërkohë tre personat gjatë kësaj kohe na kanë marrë kamerat, telefonat dhe një Lap-Top dhe më pas i kanë vënë zjarin makinës të “A1Report”.

makina
Kjo foto dëshmon djegien e makinës dhe se sa i madh ka qenë sulmi dhe breshërinë e automatikut ndaj makinës së televizionit A1 REPORT

Hyrja në fshat
Ka qënë ora 12:30 e mesditës kur grupi i xhirimit të televizionit “A1 Report” ka depërtuar mes policisë dhe ka hyrë në fshatin Lazarat, duke filluar të trasmetojë i pari lajmet rreth situatës së krijuar brenda në fshat. Jemi nisur së bashku me grupin e xhirimit drejt Lazaratit. Kemi marrë informacion nga policia se forcat RENEA kanë hyrë brenda në fshat dhe po shkatërojnë parcelat e mbjella me drogë të shtetasit Gate Mahmutaj. Kemi vazhduar rrugën….

stafi i A1 Report ne  Lazarat
(Në foto: Grupi i A1 Report i derguar dje në Lazarat të cilët u sulmuan nga trafikantët)

Afër hyrjes në fshat ishte një postobllok i RENEA dhe na është bërë shenjë që të vazhdonim rrugën. Gjatë hyrjes në fshat kemi parë banorë dhe nuk kishte asnjë rrezik apo ndonjë shikim shtrembër. Kemi qëndruar në një rrugë dhe filluam të transmetojmë nëpërmjet Lap-Topit, lajmet e para rreth gjendjes dhe të shtënave me armë. Në këtë moment përpara na kanë dalë dy persona me armë.... 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës