Shkrimtari i njohur, Visar Zhiti, kandidat për ambasador në Vatikan, rrëfen për herë të parë ndjesitë e tij pas debatit për dekretimin e tij nga presidenti i Republikës. Pas takimit me presidentin Nishani dje në mesditë, Zhiti shprehet se refuzimi i tij nga kreu i shtetit lidhet vetëm me propozimin për ambasador në Vatikan, ndërsa është i gatshëm ta dekretojë për ambasador në çdo vend tjetër, kudo që të propozohet nga kryeministri Rama. Ai tregon për dhimbjen pas humbjes së djalit të vetëm Atjonin, por dhe takimet me Ramën, Berishën dhe Bashën.

Takimi juaj me Presidentin e Republikës ishte një mundësi për t’ia thënë njëri tjetrit të vërtetat në sy?
Jo, ishte një takim miqësor që zgjati rreth një orë, por Presidenti natyrisht bëri edhe punën e tij. Më tha shqetësimet që kishte ai vetë në kryerjen e detyrës së tij, konfliktet që ka me institucionet e tjera, vështirësitë që i kanë krijuar, që mesa shoh krijojnë një lloj kompleksi tek ai dhe në punën e tij.

Arriti zoti Nishani të ndante marrëdhënien tuaj personale me atë të detyrës si Presidenti dhe marrëdhëniet e tij me institucionet e tjera të vendit?
Në gjysmën e dytë të bisedës më tha jo ato që ka thënë në shtyp, në intervistat e tij. Shfaqi respekt për mua, madje më kujtoi se më ka dekoruar, por nuk mund të më dekretonte si ambasador në Vatikan, sipas propozimit të Kryeministrit, sepse sipas tij është bërë normë shkelja e procedurës. Meqenëse është bërë normë, ai ka vendosur ta shkelë këtë normë me mua, pra që të vendosë rregullin e pavendosur deri më sot. Institucioni ku unë punoj, Ministria e Jashtme, jam diplomat karriere dhe kam gradën “këshilltar”, këmbëngul dhe sipas leximit që i bën ajo Kushtetutës, jam brenda rregullit për t’u propozuar te Presidenti dhe është e drejta e tij të më dekretojë ose jo, duke shpjeguar ose mos shpjeguar. Pra sipas tyre, propozon Kryeministri, përgatit dosjen Ministria e Jashtme që e dërgon në Parlament në Komisionin Rrëfimi i Visar Zhiti: Biseda me Ramën për Vatikanin, Berisha më tha se dekretimi është punë e Nishanit e Jashtëm dhe pasi merr miratimin aty, i çohet Presidentit për dekretim. Në këtë rast, Presidenti nuk ka rolin e noterit, siç shpesh e thotë edhe ai vetë, por ka rolin e përligjësit të asaj që propozohet. Pra ai i jep fuqi ligjore propozimit.

Kur ka ardhur fillimisht propozimi që ju të riktheheshit në shërbimin diplomatik?
Pasi unë i dorëzova detyrën koleges që më zëvendësoi, zonjës Kumbaro, kam kënaqësinë të them se ministrinë e dorëzova më mirë nga ç’e gjeta dhe kjo është detyra e një ministri. Pa kaluar 2 3 muaj, kam komunikuar me ministrin Bushati, i cili më tha se do të përpiqej që unë të rikthehesha në detyrë. Po kështu, kam pasur rast të takoj dhe Kryeministrin, i cili më tha që do të kthehem në institucionin e MPJ për të kontribuar. Siç ju thashë, konfliktet e shumta, herë tokësore dhe herë nëntokë sore, e bënë që ky rikthim i im të zgjatej. Më pas Kryeministri gjeti momentin që të më thotë se kishte menduar, edhe prej përvojës e lidhjeve që kam me Italinë dhe punët që kam bërë me Vatikanin, apo dhe puna në Ambasadën në Romë, kishin krijuar një përvojë për mua që të merrja këtë detyrë.

Ju e pranuat menjëherë propozimin e Kryeministrit Rama?
E pranova propozimin dhe si një ngushëllim dhe njëkohë sisht si një detyrë që duhet ta vazhdoja në shërbimin diplomatik.

Propozimi ka ardhur pas tragjedisë së djalit tuaj, Atjonit? Propozimi konkret për Vatikanin ka ardhur ato ditë. Gjatë këtyre ditëve që ju diskutoheni për ambasador, jeni takuar me
zotin Berisha?

Mund të them se jemi takuar, është bërë dhe kjo bisedë.

Cili ka qenë qëndrimi i tij?
Berisha ka mendim të mirë, gjersa më zgjodhi për të qenë ministër i tij.

Nuk mund të ndikonte te Presidenti i propozuar prej tij?
Këtë ai e konsideron si punë që i takon Presidentit. Ndoshta në ndonjë rast mund t’ia shprehë dhe t’i thotë mendimin e tij si bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar të një llogoreje, pavarësisht se Presidentit tani i takon të thotë se jam i të gjithëve.

Me zotin Basha, keni komunikuar këto ditë?
Natyrisht kam komunikime të mira, kemi qenë bashkë dhe në fushatë. Unë përgjithësisht nuk u jam shmangur detyrave në këto 24 vjet kur Shqipëria rreket të jetë demokratike. Nuk i jam shmangur asnjë detyre dhe jam me parimin që është më mirë të të kërkojnë, sesa të kërkosh.

Keni pasur një mbështetje nga zoti Basha gjatë këtyre ditëve që debatohet publikisht për emrin tuaj?
Kam pasur mbështetje morale dhe e konsideronte si gjetje të mirë dërgimin tim si ambasador në Vatikan. Këtë mbështetje nuk e kam marrë vetëm nga zoti Basha, por dhe nga deputetë të PD së, zonja Topalli, një mbështetje e pakufi, po kështu dhe Aldo Bumçi dhe Kastriot Islami. Por, kaq në unison ishin dhe deputetët e shumicës, që nga zonja Arta Dade, Valentina Leskaj, Ben Blushi, i cili ishte me shumë lëndë në atë që tha, sepse kërkoi të mbrohej laiciteti i shtetit shqiptar.

Marre nga Panorama

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)