TIRANE- Mocioni i Fatos Nanos nga burgu menjëherë pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe aludimi i Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës se Nano nga burgu i kërkoi këtij të fundit bashkëpunim, rihap debatet e atëhershme në PS në vështrimin e dëshmimtarëve të kohës.

 Namik Dokle, sot anëtar i kryesisë së PS, dhe në vitin 1996 një ndër katër nënkryetarët e PS që drejtonin partinë menjëherë pas burgimit të Nanos (në drejtimin e PS në 1996 ishte Servet Pëllumbi, Luan Hajdaraga, Ilir Meta e Namik Dokle" thotë në një sqarim për gazetën shqiptarja. com se nuk e përjashton mundësinë që Nano vetë t'i ketë kërkuar Ilir Metës bashkëpunim për reformimin e partisë.

"Kreu aktual i LSI, Ilir Meta, në atë kohë një ndër katër nënkryetarët e PS, mund të ishte vënë nën presionin apo ftesën e Nanos për të bashkëpunuar, por që e kishte refuzuar përderisa kishte respektuar vendimin e kryesisë së partisë dhe jo kërkesën e Nanos nga burgu. Meqënësë e thotë Kryemadhi, Nano mund të ketë kërkuar bashkëpunim me Metën. Por ndoshta Meta nuk ka pranuar duke treguar se ishte në një linjë me vendimin politik të këtij forumi", tha dje Namik Dokle, duke u rikthyer pas në kohë prej 17 vjetësh, kohë në të cilën kanë ndodhur këto ngjarje.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne gazeten Shqiptarja.com