Autoritetet egjiptiane arrestuan mesditën e të martës në Aleksandri, Adel Mohamed Salam, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për rrëmbimin e anijes “Çelepia 2” dhe dy marinarëve Luan Mema dhe Dhimitër Malaj.

Arrestimi i Salam, u konfirmua për Policinë e Shtetit, nga autoritetet egjiptiane rreth orës 13:00 të kësaj të premteje. Sipas komunikimit nëpërmjet Interpolit pohohet se Salam ishte kapur nga policia lokale, në Aleksandri.

Ende nuk dihet fati i dy marinarëve shqiptarë, Mema dhe Malaj, të rrëmbyer nga marinari egjiptian i anijes së peshkimit 'Çelepia 2', ndërsa dyshimet janë se ata mund të jenë gjithashtu në Egjipt.

Mëngjesin e të martës, policia egjiptiane njoftoi homologët shqiptarë dhe Sekretariatin e Interpolit, për gjetjen e anijes Çelepia 2, në portin e Aleksandrisë. Në të u gjetën 3 egjiptianë, ndëkrohë që deri tani nuk dihet ansjë gjë për vendodhjen e dy shqiptarëve të rrëmbyer.

Mësohet se Policia e Durrësit nëpërmjet Interpol Tiranës, iu ka kërkuar egjiptianëve më shumë informacione mbi dy marinarët Mema dhe Malaj. Anija e peshkimit “Celepia 2” u zhduk rreth 10 ditë më parë dhe pas alarmit të pronarit dhe të të afërmve të dy marinarëve nisën kërkimet.

Autoritetet faktuan se ajo ishte rrëmbyer nga egjiptiani Adel Mohamed Salam 30 vjeç.

Ai mori peng peshkarexhën bashkë me dy peshkatarë shqiptarë, me pretendimin se pronari i mjetit, Murat Çelepia, duhej t’i paguante 70 mijë eurove. Fillimisht Adel Mohamed Sallam gjatë telefoi një bashkëkombas të tij që punon në portin e Durrësit dhe i ka pohuar se anija ndodhet pranë portit Alekasandrisë. Ai kërcënoi se do të fundoste anijen së bashku me dy marinarët, nëse nuk i kthehet borxhi prej 70 mijë eurosh.

Egjiptiani përmes një telefonate ka kërkuar 100 mijë euro ose në të kundërtën kërcënonte se do e digjte peshkarexhën. Biseda e regjistruar nga familjarët është transmetuar nga Report tv, në të cilën dëgjohet qartë kërcënimi i të arrestuarit për djegien e anijes dhe vrasjen e dy marinarëve shqiptarë.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)