Rrëshen, ky është lazaratasi që
u kap në laboratorin e drogës

Rrëshen, ky është lazaratasi që<br />u kap në laboratorin e drogës
Një magazinë e ndërtuar pranë një pike ushqimore, që dikur shërbente si pularia e ndërmarrjes bujqësore të Rrëshenit, ishte kthyer nga trafikantët në laborator droge, i pajisur me rezistenca dhe tuba ajrimi, për tharjen e bimëve narkotike.

Policia është vënë në dijeni të ekzistencës së laboratorit të drogës pas informacioneve për lëvizje të shpeshtë furgonësh e makinash pranë ish-pularisë. Pas këtij informacioni, policia vëzhgoi zonën për tre ditë me radhë dhe më pas ndërhyri duke ndaluar 22 persona, dhe shpalli në kërkim pronarin e magazinës, i identifikuar si Kastriot Reçi 44 vjeç.

Mes personave të arrestuar në magazinën e Rrëshenit është edhe 44-vjeçari Ramo Gaba nga Lazarati. Ai merrej me tharjen e drogës në magazinë dhe sipas burimeve, po jetonte përkohësisht në Rrëshen.

ramo gaba
Ramo Gaba

Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Befasia" në Rrëshen janë arrestuar 22 persona, dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

SHTETASIT E ARRESTUAR NE FLAGRANCE
1-Altin Ndoj(Cordeanu) , 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për 9 punonjëse ferma të magazinës së drogës.

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu