RRESHEN- Një 84-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti. Një makinë ka dalë nga rruga në aksin e vjetër Rrëshen-Milot. Si pasojë e përplasjen ka humbur jetën Prena Përtana, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Viktor Përtana 49 vjeç.
 
Drejtuesi i benz-it humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)