Një rrëshqitje masive e dheut në afërsi të ish pularisë në rrugën nacionale Burrel – Tiranë rrezikon bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Kjo rrëshqitje nuk është e re pasi shpeshherë të tjera dheu ka rënë në rrugë pasi ka shembur murin, por firmat mirëmbajtëse të rrugës nacionale e kanë pastruar atë.
Ndërkohë reshjet e dy ditëve të fundit kanë bërë të mundur që rrëshqitja të bëhet akoma edhe më e madhe, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Muri mbrojtës i ndërtuar që me ndërtimin e rrugës, është shembur në një gjatësi të konsiderueshme duke dalë krejtësisht jashtë funksionit.
Ajo për të cilën vuan rruga nacionale Skuraj - Peshkopi është një ndërhyrje e plotë për të gjitha problemet që janë shfaqur në të. Lëvizja në këtë rrugë tashmë nuk është aspak e sigurt, pasi në shumë vende ka gropa, në vende të tjera ka dëmtim të trasesë e në shumë segmente të tjera ka rënie të gurëve dhe dherave, duke e bërë qarkullimin mbi të, të rrezikshëm.
Jashtë kameras, drejtuesit e mjeteve thonë se ankesat e bëra prej tyre në media, kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se askush nuk po merr masa për përmirësimin e gjendjes totale të rrugës.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com