“Kemi verifikuar gjithë dokumentacionin dhe rezulton se në vitin 2002-2003, kur ka ndodhur rrëshqitja, është bërë një kompensim nga ana e qeverisë, sipas çmimeve të kompensimit të asaj kohe. Ndërkohë që rrëshqitja e re ka shkaktuar dëmtime edhe në banesa të tjera që nuk kanë qenë pjesë e verifikimit dhe akt-konstatimeve në dokumentacionet e asaj kohe.
Menjëherë do të fillojë procesi i verifikimit të ri për ata që nuk kanë qenë pjesë e procesit të parë, me qëllim që t’u gjendemi pranë të gjitha familjeve. Kjo zonë duhet evakuuar menjëherë, sepse ashtu siç e konstatojmë të gjithë nga momenti në moment pritet që rrëshqitja të vazhdojë dhe për ne më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
Masat do të merren nga emergjencat civile me qëllim që të kemi mundësi që banorët e kësaj lagjeje të spostohen diku tjetër, qoftë përmes çadrave apo banesave me qira, me qëllim që të kemi mundësi të garantojmë jetën në rradhë të parë dhe së dyti plotësimin e të gjithë dokumentacionit për të gjithë ata që nuk kanë qenë dëmshpërblyer ndonjëherë”, deklaroi Balla.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











