Autoritetet kanë zbuluar se në bordin e avionit ishin 50 persona nga Franca, 24 nga Burkina Faso, tetë libanez, gjashtë algjerianë, pesë kanadezë, katër gjermanët, dy nga Luksemburgu, 1 nga Mali, 1nga Kameruni, një belg, një ukrainas, një rumun dhe një zvicerane. Ndërkohë Franca ka dhënë alarmin për qytetarët e saj ndërsa qeveria ka zhvilluar një mbledhje urgjente. Avioni ka rënë në një zonë ku ushtarët francezë kanë luftuar me militantët në Mali.
"Ne jemi të mobilizuar tërësisht në Paris, ambasadat tona janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe ajrore," thekohet në një deklatarë nga Ministria e Jashtme franceze.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)