Rrëzimi i avionit në Alpet Franceze
 ja disa fakte për "German Wings"

Thomas Winkelmann, menaxheri i kompanisë German Wings, avioni i së cilës u rrëzua në alpet franceze ka dhënë detaje të reja për aksidentin. Ëinkelmann ka dhënë versionin e kompanisë në lidhje me incidentin.
 
Avioni ishte nisur nga nga Barcelona në orën 10:10 dhe ishte drejtuar për në Düsseldorf. Pas 44 minutash në fluturim nga lartësia maksimale 11.582 metra ka rënë në nivelin 2.100 metra.
 
Në 10:47 me oren lokale ai ka leshuar nje thirrje për ndihme por ndonese e konfirmon kete lajm, Ministria e Brendeshme franceze nuk jep asnje detaj tjeter.  Në orën 10:53 avioni ka ndërprerë lidhjen me kullën e kontrollit.
 
avioni gjerman

Në bord ishin 150 njerëz: 144 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. 66 njerëz në bord ishin me kombësi gjermane, duke përfshirë edhe 16 studentë në një udhëtim shkollor.
 
Avioni ishte në shërbim për 24 vjet dhe ishte blerë nga Lufthansa në 1991. Kontrolli i fundit i avion ishte bërë dje në Dusseldorf, ndërsa inspektimi më i detajuar daton në verë 2013. Kapiteni kishte dhjetë vjet përvojë, dhe ka më shumë se gjashtë mijë orë fluturim.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…

Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…