“Shpjegimi i vetëm i arsyeshëm është se ngjarja ka ardhur si pasojë e një aktiviteti të jashtëm. Bëhet fjalë për një impakt të pastër, me pasoja mekanike dhe fizike”, deklaroi Alexander Smirnov, nëndrejtori i linjës ajrore.
Megjithatë një zëdhënës i Kremlinit ka deklaruar e edhe pista e terrorizmit nuk mund të përjashtohet si motiv i rrëzimit të avionit.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë, nëndrejtori i linjës ajrore përjashtoi mundësinë e një defekti teknik apo atë të një gabimi të pilotit.
Ndërkohë trupat e 144 viktimave kanë arritur Shën Petersburg, për ta bërë identifikimin e tyre. Hetimet gjithashtu vazhdojnë, e janë përqendruar mbi të dhënat që do dalin nga dy kutitë e zeza të avionit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)