Rrëzimi i avionit, Rusia kthen nga
Egjipti në vendlindje 11 000 turistë 

Rusia ka kthyer nga Egjipti drejt vendlindjes  rreth 11 000 turistë vetëm në 24 orët e fundit dhe numri i tyre do të rritet në ditët në vazhdim. Moska zyrtare njoftoi të premten se do të pezullonte të gjitha fluturimet drejt Egjiptit pasi një avion rus u rrëzua në Sinai, duke shkaktuar vdekjen e 224 personave.

Ndërkohë, britanikët janë të sigurtë se, avioni rus i rrëzuar javën që shkoi në gadishullin e Sinait është shkatërruar nga një bombë dhe, këtë bindje e mbështesin te përgjimet e komunikimeve mes disa anëtarëve të ISIS-it.

Ndërmjet tyre mendohet të ketë pasur edhe xhihadistë britanikë. Antenat elektronike, - bëjnë të ditur mediat italiane, - kanë arritur të tërheqin biseda që paraprijnë, shoqërojnë e ndjekin një sulm “të rëndësishëm”.

Burime të inteligjencës amerikane, të cituara nga “Neë York Times”, sqarojnë se kanë në duart e tyre një regjistrim të konsiderueshëm: atë të një bashkëbisedimi, ku ekstremistët flasin për diçka “të madhe” që pritet të ndodhë.

Pjesa tjetër e materialit është përftuar pas katastrofës, e aty xhihadistët përgëzojnë të kënaqur njëri-tjetrin për rezultatin. Për ekspertët, megjithatë, kaq nuk mjafton që të bëhet lidhja me ngjarjen e Sinait, sepse ndonjëherë - sqarojnë ata, - ndodh që militantët të gëzojnë qoftë edhe me një fatkeqësi natyrore të përplasur mbi një vend armik/tch

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë