Rrëzimi i kompleksit
gati projekti i shëtitores

Rrëzimi i kompleksit<br />gati projekti i shëtitores
VLORE- Shembja e komplesit “Jon” i hap rrugën zbatimit të projektit “Lungo Mare”, ku parashikohet ndërtimi nga pylli i Sodës e deri tek zona e Ujit të Ftohtë i shëtitores buzë detit. Pikërisht ky projekt është prezantuar në Vlorë nga kryeministri Edi Rama, ditën e pavarësisë. Sipas Ramës, rruga pedonale për qytetarët dhe turistët e këtij qyteti do të ndërtohet përgjatë vijës bregdetare nga Pylli i Sodës dhe deri në zonën e ujit të ftohtë. Në një ceremoni të organizuar në teatrin “Petro Marko” kryeministri foli si deputet i këtij qarku duke vënë në dukje që Vlora kishte kohë që kishte dalë nga kontrolli, por vullneti politik i qeverisë është që të vendosë rregullin urban të saj. Më tej Rama tha se prishja e ndërtimeve të parregullta do të vijojë jo vetëm për Vlorën por për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Qeveria parashikon që projekti “Lungo Mare” të jetë gati brenda sezonit turistik të 2015-ës. “Kemi marrë një zotim që t’i japim bregdetit të Shqipërisë, një përmasë të re zhvillimi, por njëkohësisht t’i japim këtij zhvillimi, qëndrueshmëri dhe ta bëjmë këtë zhvillim në harmoni me natyrën dhe sa më pranë standardeve që sot përcaktojnë edhe cilësinë e industrisë së turizmit në botë dhe veçanërisht në Mesdhe”-është shprehur kryeministri Edi Rama. “Me këtë bindje le ta çojmë përpara këtë konkurs, të bindur që Vlora e ka absolutisht të mundur që të rreshtohet ndër pikat më atraktive të Mesdheut dhe në portën që lidh Mesdheun, jo vetëm me Shqipërinë, por me gjithë rajonin tone”-ka përfunduar Rama fjalimin e tij.

Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit