Rrëzimi i majorit Feka, PD: Kodheli
në interpelancë, prokuroria të hetojë

Rrëzimi i majorit Feka, PD: Kodheli<br />në interpelancë, prokuroria të hetojë
Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë për rastin e majorit të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Deputetja e PD-së Albina Deda tha se kjo është një tjetër dëshmi që tregon se ku ka përfunduar integriteti i forcave tona të armatosura. Deda tha se do kërkojnë interpelancë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. “Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për rastin. Duhet llogaridhënie deri në pikën e fundit”, theksoi Deda.


Deklarta e plotë e deputetes Albina Deda

Partia Demokratike i kërkon Ministres së Mbrojtjes të bëjë transparencë mbi rastin e majorit të Forcave të Armatosura të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.Kjo është një cështje e rëndësisë publike, ka të bëjë me sigurinë kombëtare, dhe nuk mund të trajtohet nga Edi Rama apo zonja Kodheli si punë e tyre personale.Kur një major, nga më të besuarit sic pranohet zyrtarisht, përfshihet në trafik ndërkombëtar droge, një ministre nuk mund të fshihet e të bëjë arroganten. Ne do të kërkojmë në parlament interpelancë me zonjën Kodheli, por ftojmë prokurorinë të nisë një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes. Si ka mundësi që shërbimi informativ i ushtrisë, apo strukturat e tjera monitoruese nuk kanë informacion për oficerët me detyra kaq delikate sa majori në fjalë, i cili ishte një nga pilotët e besuar të flotës tonë ajrore? Si mund të rekrutohet majori i besuar nga trasikantët ndërkombëtarë të drogës?Të dhënat tregojnë se majori ka hyrë dhe ka dalë 6 herë nga vendi gjatë vitit të fundit deri para pak ditësh kur ndodhi ngjarja në Spanjë. A ka të dhëna Ministria e Mbrojtjes, se ku shkojnë oficerët, dhe me cfarë aktiviteti merren kur janë jashtë shtetit për specializim? A është ai i vetmi oficer që ka kryer këtë aktivitet, dhe a kanë dijeni eprorët për këto raste? Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë bërë shumë reforma e përpjekje për arritjen e standarteve në këtë sektor në shumë vite.Por me Edi Ramën ka vetëm kthim mbrapa. Fabrika kokaine e shndrrimi i vendit në kolumbi të Europës. Pak kohë më parë, u zbulua se insfrastruktura e mbrojtjes ishte përdorur për trafik droge. Në fillim Edi Rama dhe Ilir Meta u tallën dhe i quajtën avionët e narkotrafikut mushkonja, por më pas të dhënat treguan përdorimin kriminal të Gjadrit dhe pikave të tjera dhe qeveria u detyrua nga presioni publik e qytetar të mbyllë aerodromet. Rasti i majorit të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge është një tjetër dëshmi që tregon se ku ka përfunduar integriteti i forcave tona të armatosura.Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për rastin. Duhet llogaridhënie deri në pikën e fundit. Partia Demokratike do të vërë në lëvizje cdo mjet derisa kjo ngjarje të zbardhet e të dalin të gjithë përgjegjësit e përgjegjësitë për implikimin skandaloz të forcave të armatosura në trafik ndërkombëtar droge.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë