Rrëzimi i Mustafës, Zafir Berisha:
NISMA e AAK bashkë në zgjedhje
Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, deklaroi për Report Tv, pas fitores së mocionit të mosbesimit që solli rrëzimin e qeverisë "Mustafa", se që ditën e parë koalicioni PDK-LDK ka qenë i panatyrshëm.
Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, deklaroi për Report Tv, pas fitores së
mocionit të mosbesimit që solli rrëzimin e qeverisë "Mustafa", se që ditën e parë koalicioni PDK-LDK ka qenë i panatyrshëm.
NISMA ishte një nga forcat politike të opozitës që inicioi mbledhjen e firmave për mocion mosbesimi.
Berisha tha se me rrëzimin e qeverisë, NISMA është përgatitur për zgjedhjet e parakohshme dhe do të arrijë një rezultat bindës me AAK-në.
Ndërsa përjashtoi çdo koalicion me dy partitë në pushtet PDK dhe LDK.
Z.Berisha, NISMA mbështeti mocionin e mosbesimit, ju kishit besim që qeveria do rrëzohej sot?Ky koalicion që në ditët e para ka qenë një koalicion i panatyrshëm, mes dy individëve të liderëve të partive politike. Ideja për mocion lindi nga NISMA dhe kryetari i saj, Fatmir Limaj. Qytetarët e Kosovës ishin të stërlodhur nga kjo qeveri e cila nuk ka funksionuar dhe Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë funksional. Dhe rezultati i kësaj u pa sot.
Tani që Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme, ju si forcë politike jeni gati për një platformë që t'ua ofroni qytetarëve?Ne presim të bëjmë koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt. Në zgjedhjet e pas 45 ditëve presim që qytetarët të mbështesin alternativën tonë, të dy partive në koalicion NISMA dhe AAK.
Z.Haradinaj theksoi se AAK ka një vijë të kuqe për partitë në koalicion, ju si NISMA e përjashtoni çdo mundësi bashkëpunimi?Shumë nga firmat për mocionin i kemi diskutuar me AAK-në. Qytetarët e Kosovës të stërlodhur nga kjo qeverisje do t'i japin një mundësi forcave NISMA dhe AAK. Kudo shqiptarët që janë e dinë se keqqeverisja dhe korrupsioni u ka sjellë qytetarëve të Kosovës moslëvizjen pa viza në Europë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.6%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56