Tre partitë opozitare në Kosovë kanë hartuar një tjetër plan të përbashkët për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. Ndonëse idetë kanë qenë të shumta, pritet që të enjten të merret vendimi nga tre partitë AAK, NISMA dhe Vetëvendosje.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për mundësinë e largimit të tyre nga Kuvendi. Mirëpo, alternativa e AAK-së nuk është e bashkërenduar me dy partitë tjera opozitare, por si subjekt i vetëm.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se kanë diskutuar edhe një mundësi të tillë, po që ende nuk është vendosur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)