Blloku opozitar në Kosovë i përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, s’po rreshtin së vepruari në kërkim të gjetjes të një zgjidhje për të rrëzuar Hashim Thaçin nga qeveria.
 
Liderë të këtyre subjekteve vazhdimisht po zotohen se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga partia e Thaçit për krijimin e institucioneve të reja.
 
Ndërkohë partia e Albin Kurtit po synon organizimin e protestave që sipas tyre do të largojnë Thaçin nga pushteti.
 
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se me asnjë çmim nuk do të pranojnë asnjë ofertë të PDK-së për të bashkëqeverisur. Kjo ide e drejtueseve të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të gjejë mbështetje edhe te bllokut: LDK-AAK-Nisma.
 
Në një tjetër zhvillim sipas mediave në Prishtinë, presidentja Atifete Jahjaga iu ka bërë thirrje liderëve politikë të lënë mënjanë dallimet dhe të formojnë sa më shpejt qeverinë e re.  




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)