Rrëzohen muret antike në Bylis
ekspertët:Autoritetet të reagojnë

Rrëzohen muret antike në Bylis<br />ekspertët:Autoritetet të reagojnë
Muret antike të rrëzuara, gurë që ende vidhen nga banorë të papërgjegjshëm të fshatrave të Ballshit dhe Hekalit për të ngritur shtëpitë e tyre, thesare arkeologjike që lihen në mëshirën fatit.

Kjo është gjendja e qytetit antik të Bylisit sot. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i drejton kritika të ashpra Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro lënien pas dore të Bylisit, i cili konsiderohet si një ndër 21 monumentet më të  rëndësishme të antikitetit. Gjendja aktuale denoncohet nga forumi nëpërmjet disa fotografive që shoqërohen me këtë koment të Forumit:

Përkundër propagandës së shfrenuar të Ministrisë së Kulturës për suksese te papara në fushën e mirëmbajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës (të tipit foto në Facebook për qethje bari), gjendja në realitet paraqitet mjerane. Po paraqesim ne këtë album gjendjen e njërit prej siteve të krenarisë sonë në fushen e trashegimise, Bylis, ne muajin Prill 2016. Fotot flasin vete”, vë në dukje forumi.

Ndërkohë edhe planet e marra nga kamera e Report TV në Bylis tregojnë se nuk ka asnjë shenjë kujdesi dhe restaurimi. “Zoti e mbroftë trashëgiminë tonë se Ministria ka punë të tjera më të rëndësishme. Shpresojmë qe pas këtij publikimi, Zonja Ministre e Kulturës, dhe Zonja Drejtore e IMK të pyesin se ku bie Bylisi, se mbase ku i dihet i bie ndonjëherë rruga andej përgjatë mandatit te tyre”, shprehen anëtaret e forumit të Trashëgimisë kulturore. 

Qyteti antik i Bylisit ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Ballsh-me distance 10 km nga Ballshi dhe 1,5 km nga qendra e fshatit Hekal. 

Bylisi daton që nga shekulli 4-të para erës sonë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 30 ha.

murri kalaja berat

murri kalaja berat

murri kalaja berat

murri kalaja berat

murri kalaja berat

murri kalaja berat
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri