Rrëzohet amendamenti i Finos
Ruçi kritika qeverisë dhe deputetit

Rrëzohet amendamenti i Finos<br />Ruçi kritika qeverisë dhe deputetit
Projektligji për qeverisjen vendore i propozuar nga deputeti Bashkim Fino ka shkaktuar një debat dhe një përplasje brenda mazhoracës. Gramoz Ruçi menjëherë pas rrëzimit të projektligjit është shprehur se propozimi ishte i pamoralshëm, ndërkohë nga ana tjetër deputeti Fino mbrojti projektligjin për vetëqeverisjen vendore, duke deklaruar se ai garanton një decentralizim më të thellë.

Edhe pse nuk mundi të siguroi 84 vota të mjaftueshme propozimin e deputetit Fino e votuan edhe PD - PDIU - LSI. Amendamenti mori 75 vota pro, 37 kundër
dhe 2 abstenim.Sipas këtij ligji kryebashkiakët kanë të drejtën e 3 mandateve të njëpashnjëshme plus një mandat të katërt pas një kohe shkëputje. Deputetët rrëzuan amendamentin e deputetit Bashkim Fino i cili kërkoi që kryetarët e Bashkive të kenë 2 mandate plus një me shkëputje.

Ndërkohë deputeti socialist Ruçi u shpreh se :
"Nuk është normale të bëhen propozime të tilla kur bëhet fjalë për ligje kaq të rëndësishme. Ne sapo kemi votuar një ligj shumë tërëndësishëm të reformës territoriale dhe nuk është normale që t’u ndërpresësh shumë njerëzve me ambicie të drejtën për të kandiduar. Ne shumë bashki bashki mund të ketë njerëz të pavarur që janë jashtë partive politike por janë administrator shumë të zotë dhe nuk ëhstë normale t;i ndaloshtë kandidaojnë. Më vjen keq për kabinetin qeveritar, të cilët e sollën vetë në Kuvend këtë propozim dhe tani votuan kundër"

Menjëherë ka replikuar deputeti Fino i cili është shprehur se Kushtetuta ia garanton atij të drejtën e propozimit të amendamenteve dhe se nuk arrin të kuptojë reagimin e Gramoz Ruçit

"Eshtë e drejta ime të bëj amendamente, është i argumentuar, më lejoni tju them se sjhumë shoqata ojq kanë kërkuar me forcë që mandati i kr të bashkisë të jetë dy herë nga 4 vjet. Kjo sdo të thotë që mua më hiqet e drejta për propozim amendamentesh. Si arrita 84 por kam kohë ti arrij"-tha Fino

Më herët, gjatë prezantimit të projektligjit, Bashkim Fino tha se ky projektligj zgjeron numrin e funksioneve të kompetencave për kryetarët e bashkive.

“56 është numri i funksioneve të kompetencavce për kryetarët e bashkive, nga 39 që ishin. Pra kemi një decentralizim më të thellë të pushtetit nga niveli qendror tek ai vendor”, tha Fino.

Deputeti socialist kundërshtoi akuzat e Partisë Demokratike, duke u shprehur se hartimi i projektligjit është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe pas një sërë tryezash konsultuese me publikun dhe të zgjedhurit vendorë. 

“Për të konsoliduar cilësinë e një projektligji vendorë, përdoren dy standarde; së pari procedura dhe shqyrtimi dhe së dyti cilësia e përmbajtjes. Projektligji u hartua në bashkëpunim me USAID, KiE dhe OSBE. Këta mbështetën ligjin me dy ekspertë. Projektligji iu nënshtrua një procesi të gjerë publik ku u organizuan 5 tryeza rajonale me përfaqësues shoqatash të zgjedhurish vendorë”, tha Fino.

“56 është numri i funksioneve të kompetencavce për kryetarët e bashkive, nga 39 që ishin. Pra kemi një decentralizim më të thellë të pushtetit nga niveli qendror tek ai vendor”, tha Fino.

Deputeti socialist kundërshtoi akuzat e Partisë Demokratike, duke u shprehur se hartimi i projektligjit është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe pas një sërë tryezash konsultuese me publikun dhe të zgjedhurit vendorë. 

“Për të konsoliduar cilësinë e një projektligji vendorë, përdoren dy standarde; së pari procedura dhe shqyrtimi dhe së dyti cilësia e përmbajtjes. Projektligji u hartua në bashkëpunim me USAID, KiE dhe OSBE. Këta mbështetën ligjin me dy ekspertë. Projektligji iu nënshtrua një procesi të gjerë publik ku u organizuan 5 tryeza rajonale me përfaqësues shoqatash të zgjedhurish vendorë”, tha Fino 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin