Rrëzohet kërkesa e PD
për të hetuar “policinë”
Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një grup hetimor për të hetuar lëvizjet që janë bërë në Policinë e Shtetit.
TIRANE- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një grup hetimor për të hetuar lëvizjet që janë bërë në Policinë e Shtetit. Në Konferencën e Kryetarëve përfaqësuesit e mazhorancës theksuan se Kuvendi nuk mund të hetoj diçka të tillë pasi nuk është bërë as një herë më parë. Kjo deklaratë u bë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i cili theksoi se çështja e lëvizjeve së burimeve njerëzore nuk mund të merret nën hetim nga ana e legjislativit. “Është e drejtë e Kuvendit të ngrejë komisione hetimore, por nuk ka pasur në 23 vitet e fundit asnjë komision që të hetojë emërimet dhe shkarkimet e një ekzekutivi. Përveç kësaj keni përdorur edhe një mjet tjetër ligjor, keni bërë kallëzim penal në Prokurori pikërisht për emërimet në Policinë e Shtetit.”,- theksoi Ruçi.
Por ky refruzim i bërë nga ana e Kuvendit solli edhe reagimin e PD-së. Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar demokrat theksoi se argumentet e përdorura nga mazhoranca për refuzimin e kërkesës së tyre ishin absurde. “Nuk u pranua kërkesa për komisionin hetimor dhe maxhoranca do të votojë kundër në seancë për këtë komision me justifikimin se ne nuk kemi pasur deri më sot komisione hetimore për çështje të tilla”,- theksoi Paloka.
Kërkesa e depozituar nga Partia Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor bie ndesh me fuqinë që ka Kuvendi i Shqipërisë. Kjo pasi PD në datën 11 tetor ka depozituar në Prokurori padinë penale ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm lidhur me të njëjtën akuzë, zëvendësimet në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit. Kësisoj, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të hetoj paralelisht të njëjtën çështje që është duke hetuar Prokuroria pasi në këtë mënyrë shkelet kompetencat e institucionit të hetimit i cili është edhe një organ i pavarur në strukturat e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë Partia Demokratike duket sikur ka bërë një autogol pasi kërkesa e tyre për ngritjen e komisionit hetimor mund të bëhej e ligjshme vetëm nëse PD do të tërhiqte padinë në Prokurori. Veç kësaj, lidhur për të njëjtën çështje, deputeti i PD-së Arben Ristani, rreth dy muaj më parë kërkoi një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, nga e cila kreu i ekzekutivit iu përgjigj kërkesave të opozitës. Krahas kësaj, Konferenca e Kryetarëve shtyu me konsensus të të gjitha palëve shqyrtimin e amendamenteve për shkarkimin e anëtarëve të AMA-së. Kërkesa u bë nga Genc Pollo o cili theksoi se është duke u pritur konsulenca e
OSBE-së e cila do të vij me ekspertët e saj pas 2 javësh në Tiranë.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.3%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15