SHKODER- Rrëzimi I një vagoni mallrash ka paralizuar transportin hekurudhor në linjën Vore-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje kur një tren mallrash po lëvizte drejt Hanit të Hotit. Në afërsi të fshatit Bubq një vagon i tij është shkeputur duke dëmtuar trasenë dhe shinat e hekurudhëst, ndërkohë që gjithë transporti përmes kësaj linje u paralizua. Nga rrëzimi I vagonit fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Rrëzimi I vagonit bllokoi dhe trenin e pasagjerëve në këtë aks hekurudhor. Dhjetëra pasagjerë qëndruan në pritje të riparimit të trasesë dhe shinës së dëmtuar. Por hekurudha ishte jshtë funksionit përgjatë gjithë mbrëmjes. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com