Pensionistët ‘dynden’ për të tërhequr bonusin e akorduar nga qeveria! Radhë e gjatë të moshuarish në Lezhë dhe në Tiranë (VIDEO)

Rradhë të gjata pensionistësh janë krijuar në zyrën postare të Alliasit në Tiranë dhe në Lezhë. Sa i përket dhjetëra të moshuarve në Allias, shkak për krijimin e rradhës mësohet të jetë bërë spostimi i shërbimit që më parë bëhej në Shkollën e Bashkuar.

Ndërsa në Lezhë Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin anti-inflacion të akorduar nga Qeveria Shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar radhë dhe pritje të gjata në sportele.

Shpëndarja  bonusit anti-inflacion po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa ju kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet në këtë fillim viti që po bëhet dhe shpërndarja e pensioneve.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Kategoritë që përfitojnë shumën nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e administratës, gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, zjarrfikës, infermierë, mësues, edukatorë, efektivë këmbësorie të ushtrisë, ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës, infermierë, mjekë, punonjës sigurie, punonjës policie, forca të policisë së Burgjeve dhe  nëpunës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pensionisti tjeter: 06/01/2023 11:36

    Po bankat ku janeeeeeeee? Vende dhe popuj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!