Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët, invalidët, familjet, mësuesit, ushtarët, në nevojë marrin nga 8000 lekë, nënat kryefamiljare 20 000 lekë, administrata 10-20 mijë lekë

695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë nga Pakoja e Madhe, e cila do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). 

Po ashtu 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë. Sakaq 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë nga Pakoja e Madhe, theksoi kreu i qeverisë.

‘Me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Do të lehtësohet maksimalisht impakti i inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën. ‘Edhe 20000Lekë nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike - pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit’- shkruan Rama.

Sali Berisha nuk e ka kursyer kritikën për qeverinë duke e cilësuar ‘pilulë elektorale’ paketën anti inflacion. Po ashtu shtoi se duhet të kishte dhënë mbështetje rrogën dhe pensionin e 13-të.

Kryeministri Rama bëri me dije një ditë më parë se përfituese janë të kategoritë, duke filluar nga pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit. Ai u shpreh se pakoja parashikohet të jetë rreth 8 miliardë lekë vjetra, pra 800 milionë lekë.

“Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit. Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, shkruan Kryeministri.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh, megjithatë inflacioni në vendin tonë ka mbetur në nivele më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Kriza ekonomike, Rama: Efektivët e FNSH, RENEA, Forcat Speciale Delta dhe Njësia Operacionale do përfitojnë nga 20 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga ‘Pakoja e Madhe’ do të përfitojnë nga 20 mijë lekë edhe efektivët e FNSH-së, ata të RENEA-s, Forcat Speciale Delta, Njësia e Posaçme Operacionale dhe Forcat Speciale Delta.  

“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe edhe për Efektivët e Renea, të Forcave Speciale Delta, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësisë Operacionale, shërbëtorë të ligjit dhe popullit në frontet më të vështira, familjet e të cilëve meritojnë mirënjohje e mbështetje në çdo kohë”, shkruan Rama.

Ora 19:43
‘Pakoja e Madhe’, Rama: Do përfitojnë edhe mësuesit

Në listën e punonjësve të administratës që përfitojnë nga pakoja e madhe, janë edhe mësuesit. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6045 mësues do të marrin 20,000 lekë dhe 30,693 do të marrin 10,000 lekë.

“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë”, shkruan Rama.

Ora 17:39
Pakoja e Madhe, Rama: 20 mijë Lekë për efektivët e këmbësorisë! Nderuan ushtrinë këtë vit

Pjesë e Pakos së Madhe, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të jetë edhe efektivët e këmbësorisë.

“20 000 Lekët (e reja) të Pakos së Madhe janë edhe një formë shpërblimi për efektivët e këmbësorisë, pavarësisht pagës së tyre të rritur ndjeshëm, sepse këta djem e vajza e nderuan këtë vit Ushtrinë Shqiptare, duke merituar certifikimin e lartë të NATO-s si një trupë ekselence e Aleancës”, tha Rama.

Ora 16:46
Kriza ekonomike, Rama: Zjarrfikësit do të përfitojnë 20 mijë lekë nga ‘Pakoja e Madhe’

Zjarrfikësit janë një tjetër kategori që do të përfitojnë nga paketa e madhe mbështetëse për 1 milionë individë që ka si qëllim të lehtësojë familjet nga inflacioni i luftës. Kryeministri Edi Rama njofton se zjarrfikësit do të marrin ndihmë nga 20 mijë lekë. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë 1181 zjarrfikës. 

“Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për ta do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar, në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën”, shkruan Rama.

Ora 14:42
‘Nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë, 100 mln euro për 5 oligarkë’, Partia e Lirisë: Lëmosha e mjerimit është kartolina e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “pakon” e ofruar nga kryeministri Rama për shtresat e ndryshme të shoqërisë në këtë fundvit, teksa ka zbuluar se janë dhënë 100 milionë euro për 5 oligarkë dhe vetëm nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë.

Postimi i plotë:

“Pakoja e Madhe” e Edi Ramës: 100 MILION EURO për “5” oligarkë. Nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë.

Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.

Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!

Sepse një qytetari (67% e popullsisë) që jeton me 5.5 dollarë në ditë të ardhura, i duhet të mos prishë asnjë qindarkë për 12 ditë të muajit që të ketë mundësi të blejë gjelin e Vitit të Ri, që sot në treg kushton nga 6 deri në 7 mijë lekë.

Padrejtësia, pabarazia dhe ndasia kriminale ka arritur kulmin ndaj dhe shqiptarët duan të ikin çdo ditë, pse nuk kanë shpresë kur shohin se me taksat e tyre majmen oligarkët, ndërkohë të pamundërit as nuk blejnë dot gjelin dhe as e mbushin dot tryezën e Vitit të Ri.

Ora 14:24
10 mijë lekë në janar për 9604 punonjës policie, Rama: Pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar

9604 punonjës policie do të marrin nga 10 mijë lekë në janar si pagesë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve. Rama shkroi në Facebook se Qeveria është pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar.

“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkroi Rama.

Ora 10:55
Inflacioni nga pasojat e luftës/ Pakoja e Madhe do t'i japë punonjësve të administratës 10-20 mijë lekë mbështetje

1672394528_3221179588429039635916771480352797531637542n.jpg

Nga Pakoja e Madhe, do të përfitojnë  edhe 1 milionë individë që do të lehtësohen nga inflacioni i luftës. Report Tv mëson se punonjësit e administratës që paguhen nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 mijë lekë mbështetje. Ndërsa ata që paguhen mbi 60 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë mbështetje.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/12/2022 02:32

    Pensionistet 8000 leke,administrata 20.000 leke! Administrata na beka vezen e kuqe qe shperblehet kaq shume,apo na u lodhen duke ngrohur kolltuket e zyrave?! Ah,po harruam! Kemi pushimet ne Dubai per te financuar,si vendi me i preferuar i shqipove per festa!

    Përgjigju
  • fitimi: 31/12/2022 02:20

    ngri rrogat dhe pensionet o hajdut,,,,dhe rregullo spitalet dhe ambulancat,,,isha dje tek spitali ushtarak dhe ishte pertoke,,,me pluhur ,,,pa rruge,,pa parking,,,dhe rregullo dhe rruget sepse jemi ne 2023 dhe akoma ka fshatra pa rruge,,,mor palaco kryeminister..u bere 10 vjet ne pushtet..mos i votoni keta hajdute o popull,,,se vetem do ju vjedhin...

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 30/12/2022 16:36

    A jane per cdo muaj, apo vetem 1 her?

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 30/12/2022 19:28

      Cdo dite paradite, apo masdite zeno?

    • Zen: 30/12/2022 18:02

      Per cdo dite

  • Elton: 30/12/2022 16:18

    Bravo Z. Kryeminister, keni bere gjene e duhur, faleminderit qe Mendon per popullin. Gezuar

    Përgjigju
    • Bo bo ç,na gjeti.: 30/12/2022 16:57

      Ikni ore zhgarravina, me kèto komente tè blera me 1 qofte, se nuk i hyni askujt nè punè. Viti i ri, mbase iu gjen me mèndje normale.

  • Lara: 30/12/2022 14:25

    Jeni kryeministri i duhur qe mendoni edhe per me te vobektin

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 31/12/2022 02:32

      Jane sufllaqet me orar te plote

    • Qofte Lara, qofte.: 30/12/2022 17:01

      Herè LARA, herè ELTON e herè ARMAND. Shko puno more djalè. Boll bère palaçon kètu duke "mbrojtur" kryeministrin. Askènd nuk ndihmon ti. I di njerèzit si vetja mbase,,mèndjelehtè,,por je gabim.

  • anna: 30/12/2022 14:01

    Po ne qe punojme ne privat hyjme ne kete pako te madhe?

    Përgjigju
    • Vin: 30/12/2022 15:13

      ju te tjeret ngrohuni ne diell.

  • Toni: 30/12/2022 13:51

    Po ne qe jemi te papune or plehre, perse nuk fitojme asgje? I jep shperblim administrates per korrupsionin ,paaftesine e injorancen por te papunet zero? Vdeksh ti, dhe gjithe familja jote o i pangopur.

    Përgjigju
  • Teo: 30/12/2022 13:30

    Duke pare qe inflacioninpo rritet dita dites kjo rritje ishte dicka mese e domosdoshme

    Përgjigju
    • @Teo: 30/12/2022 17:03

      Inflacioni sipas jush qenka vetem per muajin Janar . Per muajt e tjere si i behet?

  • Armand: 30/12/2022 13:25

    Hallall se skan mar ndonjeher kaq ndihma e shperblime per fundvit

    Përgjigju
    • TNi: 30/12/2022 22:24

      Kane marre shume me teper, pasi kane marre rrogen ose pensionin e 13.

  • Ani: 30/12/2022 13:20

    Dicka mese e nevojshme per kohen qe ndodhemi

    Përgjigju
    • Cubel breca: 30/12/2022 17:31

      Dakort po keta salushet duan shum,se ne fakt edhe kolera kur ishte ne pushtet na ka dhen mjaftttttttt.

  • Riku: 30/12/2022 12:59

    Edhe pse eshte aq e vonuar sa qe duhet te kishte ik 3 here nga pushteti dhe aq e lexuar per vota... perseri per efektet qe ka duhet komplimentuar...

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/12/2022 12:44

    Hap i duhur, edhe pse shumè vonè more kryeministèr. Kini njè dekadè nè pushtet. Edhe ata pak shqiptarè qè mbetèm nè Shqipèri (60% u larguan) jetojnè nèn çdo nivel varfèrie qè do tè duash tu vèsh si bazè llogaritjeje. "Administrata" juaj, do marrè pèrsèri 20.000 lekè tè reja. Shpèrblim pèr çfarè? Pèr korrupsionin dhe rrumpallèn? Pèr paaftèsinè dhe babèzinè shtazarake qè i karakterizon? Nga frenimi dhe ndalimi i korrupsionit nè dogana, nga funksionimi i marrjes sè TVSH, kini bazèn financiare pèr tu dhènè pensionistève shqiptarè njè jetè nè dinjitet dhe jo vetèm kètè lloj "lèmoshe" qè dikush do tua quajè strategji paraelektorale. Baza financiare pèr njè Shqipèri tè denjè, èshtè aty por ajo zhduket nè kanalet e korrupsionit. Ndalni vjedhjen e shtetit, kryeministèr.!!!

    Përgjigju
    • Selim: 31/12/2022 19:23

      Okej

  • Beni: 30/12/2022 12:06

    Mbeshtetje e duhur per popullin

    Përgjigju
  • Joni: 30/12/2022 12:05

    Sa mire qe i ndihmoni njerezit

    Përgjigju
  • Geri: 30/12/2022 11:35

    Po ato qe punojne ne privat nuk perfitojne gje?

    Përgjigju
    • Sefer daja: 30/12/2022 20:00

      Perfitojne o Geri: Taksa më të larta Sigurime me rritje çdo muaj Vështirësi në të bërit biznes Korrupsion në çdo zyrë ku trokasin! Pabarazi në shërbime! Ça do mo shum? Prit, se nuk ke par gjë akoma! ( kto "karramele" që ndan sot, do na i faturojë neve nesër)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh