Dy të rinj në Tiranë janë shpallur në kërkimpasi kanë rrahur një agjent doganier.

L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta  agjentin doganier M. A., 41 vjeç.

Policia bën me dije se 41 vjeçari mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në shtëpi.

“Më datë 26.06.2021,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin  M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.