Policia ka nisur hetimet për 10 të përfshirët në grupin e adoleshentëve që rrahën barbarisht të miturin dhe më pas e publikuan në rrjetin social Tik Tok.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor: