SARANDË- Një video e cila qarkullon në rrjetin social Tik-Tok, tregon një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre.

Nga pamjet nuk kuptohen shumë detaje veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt. Video është publikuar në TikTok prej rreth një muaji. 

Në një reagim për Report Tv, Policia e Sarandës thotë se nuk kanë pasur asnjë rast denoncimi dhe asnjë person nuk është i paraqitur në spital i dëmtuar. Policia thotë se po kryen të gjitha veprimet e nevojshme mbi këtë rast dhe se ka nisur hetimet për grupin e të rinjëve. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Rrahën barbarisht me shkop bashkëmoshatarin, policia e Sarandës nis hetimin për grupin e adoleshentëve

1676467449_1676455941a.jpg

Policia ka nisur hetimet për 10 të përfshirët në grupin e adoleshentëve që rrahën barbarisht të miturin dhe më pas e publikuan në rrjetin social Tik Tok.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.