Tirane- Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, e njohur si ish konkurente e "Përputhen"  janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se janë autore të dhunës fizike të një vajze të identifikuar si Klea Prenga, blogere në instagram.

Mbrëmjen e djeshme 24 vjeçarja denoncoi në instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.

"Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme" thotë ajo në postimin e saj që shoqërohet edhe me foto  nga momentet e para të pas dhunës dhe një video ku një mjek i heq copëzat e qelqit që i kanë ngelur në plagë.

Në fotot dhe videon e postuar vajza duket se ka dëmtime të rënda në fytyrë. Dy motrat, Antonela Berishaj, 28 vjeçe, dhe Mariela Berishaj, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë,  janë shpallur në kërkim për akuzën  "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Policia sqaron se autore të sulmit janë pikërisht dy motrat që i kanë thyer shishen e qelqit në fytyrë. 

"Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga, 24 vjeçe'

Vajza identifikon me emër dy motrat të cilat sipas saj donin ti shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, dhe se njëra prej tyre madje i ka dërguar edhe mesazh kërcënues pasi është sulmuar.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde" shkruan vajza. 

Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me atë që e quan bashkëshortin e saj prej të paktën një viti, një biznesmen me inicialet M.P. 

Dëshmia para hetuesve
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Burimet i thanë shqiptarja.com se motrat Berisha shfaqen në pamjet e kamerave të sigurisë duke i hedhur shishe qelqi në kokë, e cila duke u thyer i ka shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë 

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga me qepje në fytyrë! Reagon sërish blogerja: Femër pa vetëbesim, s'ka burrë

1723194839_deklarataekleaprenges.jpg

Foto: Postimi i Klea Prenges ne instagram

Klea Prenga, vajza 24 vjeçare e cila është dhunuar nga motrat Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Përpos, pamjeve të rënda ku shihej me të çara në fytyrë dhe e gjakosur, 24-vjeçarja nxori dhe mesazhin që i kishte ardhur në telefon ku i thuhej qartë se nga kush e kishte “dhuratën”.

Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Antonela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.

Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Por në një reagim të postuar sërish nga 24 vjeçarja thotë se ajo nuk ka ndërhyrë mes një familje dhe se personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”.

Ora 10:27
I dëmtuan fytyrën, zbardhet shkaku pse motrat Berishaj dhunuan blogeren! Dyshonin se Klea kishte lidhje intime me bashkëshortin e njërës prej tyre

1723192245_1723182500kleaprenga.jpg

Foto: Klea Prenga pasi u dhunua, foto e publikuar vete ne instagram

Zbulohen detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur mes blogeres Klea Prenga dhe dy motrave Berishaj. 

Mësohet se shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Sokol Dema.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.